Situata nga Covid/ Rakacolli: Ja kur do të hapet totalisht Shqipëria

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se zgjatja e orarit për lejimin e muzikës nuk lidhet me protestën e bizneseve në Vlorë.
Ajo tha se indikatorët e përhapjes së COVID-19 vlerësohen çdo një javë apo dy javë ndërsa masat e fundit kanë hyrë në fuqi më 1 korrik.
“Nuk do ta lidhja aspak me situatën e krijuar në Vlorë pasi ne e monitorojmë dhe vlerësojmë situatën epidemiologjike vazhdimisht”, tha znj. Rakacolli.

Nga ana tjetër zv.ministrja tha se rastet në krahasim me 1 korrikun kanë ardhur duke u shtuar por pavarësisht kësaj masat janë lehtësuar më tej.
“Kemi një numër rastesh lehtësisht të rritur në krahasim me periudhën para 1 korrikut por është brenda shifrave të kontrollueshme dhe që është shumë më pak nga ç’pritej nga lehtësimi i masave dhe turizmi që ka aktivitet të shtuar”, deklaroi zv.ministrja

Znj. Rakacolli shtoi se “u mendua që të kalohej në një lehtësim të masave duke vlerësuar se nuk do të ndikojë në rritjen e rasteve”. Edhe pse vendi ynë është në pragun e ekzistencës së variantit “Delta”, zv.ministrja tha se mund të shkohet drejt hapjes totale nëse situata mbetet e qëndrueshme.

“Nëse do të ketë shifra të qëndrueshme do të shkojmë drejt hapjes totale por në se do të ketë shtim të rasteve do të shkojmë dhe drejt masave shtrëngese”, përfundoi znj. Rakacolli./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button