“S’kemi arritur perfeksionin,por jemi afër tij”-Niko Peleshi

Niko Peleshi drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Korçë dhe Ministër i Mbrojtjes  është shprehur se në qendër të fushatës është qytetari dhe jo kundërshtari gjë për të cilën shprehur së çon në regres.

Ministri vuri në dukje ndryshimin që ka pësuar Korça në këzo vite e qeverisur nga PS , z. Peleshi tha se PS ka synim qytetarët dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit çuar më tutje projekte të mëdha transformuese për zonën.

“Korça si bashki dhe qarku në tërësi në këto 8 vite është transformuar. Në qendër të qytetit dhe rrethina është transformuar nga një qytet në udhëkryq në një qytet në kryeqendrën e turizmit të fundjavës për shqiptarët.

Është rritur në mënyrë eksponenciale numri i bujtinave dhe shtretërve në qytetin e Korçës. Në fshatra, turizmi dhe ekonomia lokale kanë shënuar rritje për shkak të këtij sektori, bujqësia gjithashtu me programin e rikualifikimi urban që ka prekur Korçën, Pogradecin. Këto zhvillime na japin të drejtën për një mandat të tretë. E meritojmë si një mundësi që pasi kemi dalë në sipërfaqe nga një kohë e vështirë të kalojmë me një ritëm më të shpejtë drejt projekteve të mëdha”, tha z. Peleshi.

Z.Peleshi është shprehur i shqetësuar për problemet lidhur me varfërinë dhe papunësine duke u shprehur se punësimi i të rinjve është një tjetër sfidë për ta.

Sipas tij, me gjithë arritjet në këto dy mandate, në qytet dhe fshat PS do të shkojë e  para qytetarëve për të kërkuar mandatin e tretë jo duke u mburrur, por të përulur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button