Skënderbeu e mbylli me vuajtje fazën…

Ahmataj: Bicaj e ka mbyllur sezonin, largimet e afrimet do jenë të kujdesshme.
Skënderbeu që e mbylli me vuajtje fazën deri në pushimet e dimrit ka nisur nga puna për pjesën e dytë të kampionatit, duke synuar të bëjë disa përmirësime në organikë për të rritur eksperiencën në grupin e lojtarëve të drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj. Pikërisht, ky i fundit në një prononcim për RTSH Sport shprehet se do ketë afrime në mbrojtje duke përmendur faktin se Ditmar Bicaj e ka mbyllur këtë sezon. Pikërisht në repartin e mbrojtjes Skënderbeu ka më shumë emergjencë për tu përforcuar dhe së fundi kanë filluar lëvizjet për afrimin e lojrarëve të rinj.
“Do vijnë lojtarë të tjerë me eksperiencë për të ngritur skuadrën edhe kemi federuar lojtarë që nuk janë federuar në verë. Lojtarë të rinj dhe me eskperiencë, në mbrojtje duhen afrime pasi edhe Bici për këtë pjesë nuk mund të luajë. Nuk them emër pa konkretizuar marrëveshje.
Largimet do jenë me kujdes pasi nuk gjehen lojtarë në merkato, duhet të jemi të kujdesshëm. Besoj që gjithë lojtarët do jenë në gjendje fizike të mirë se vijnë nga aktiviteti dhe nuk kemi kërkuar lojtarë që vijnë nga pushimet”, është shprehur Ahmataj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button