Sot në fshatin Guras, Administratori i njësisë administrative Bucimas Alfons Olldashi inspekton punimet.

Sot në fshatin Guras, bashkë me Kryetarin e fshatit, koordinatorin e njësisë, inxhinierin e firmës kontraktore, inspektuam punimet për rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Një investim mjaft i nevojshëm për këta banorë.

Administratori i njësisë administrative Bucimas Alfons Olldashi ka thënë se akoma shumë punë për të bërë në këtë zonë, ku krahas këtij investimi madhor që po implementohet nga Bashkia Pogradec të tjera investime do pasojnë në vijim.

Bashkia Pogradec po punon me ritme të shpejta për të investuar kudo, në çdo fshat, në çdo lagje e rrugë.
Me durim dhe punë zgjidhet gjithçka!

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close