Sotir Bakerxhiu, shkurt Tirke

Sotiraq Bratko (1951). Aktor. Lindi ne Korce, me 8 dhjetor. Pas mbarimit te Institutit te  Larte  te Arteve me 1973, filloi pune si aktor ne teatrin “ A. Z. Cajupi” te Korces dhe vijoi atje deri me 1996 vit kur emigroi ne Greqi. Aktrimi i tij u shqua  per vertetesine dhe sinqeritetin, per karakterin e drejtperdrejt te veprimit, pa patetike dhe teatralitet, qe shoqerohej ne pergjithesi nga nje mardhenieje aktive dhe organike  me partnerin.

Rolet e shumta qe misheroi ne skenen e teatrit te korces ishin figura te mevetesishme, qe binin ne sy per karakterin e gjetur dhe cilesite psikoritmike te tyre. Njera syresh, qe e beri te dashur dhe te mirpritur  ishte Tirka, ne komedine Zonja nga Qyteti e Ruzhdi Pulahes ( 1976), dhe me pas ne komedine tjeter pasuese  Nje shoqe nga fshati, rol te cilin e rimisheroi edhe ne filmat gjegjez. U be i pelqyer per regjisoret e filmit per thjeshtesine e te vepruarit dhe portretin shprehes.

Luajti 17 role, duke nisur me Skenderin te filmi Brazdat (1973) dhe duke mberitur natyrshem ne disa realizime mbreselenese si Latif aga te Liri a vdekje ( 1979), Kujtimi te Gezhoja e vjeter (me te cilin fitoi Medalionin e Festivalit IV te Filmit), Jani te shoket (1982) dhe vecanerisht Maksi te Rrethimi i vogel (1986).

Te ky i fundit frymoi dyzimin e njeriut ne luften midis egoizmit dhe sedres se lenduar me thelbin e virtytshem qe e ridentifikon  dhe zgjon tek ai mirkuptimin e humbur dhe miqte e vet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button