Stuhi dhe reshje të dendura, çfarë e pret Shqipërinë në orët në vijim sipas meteorologut grek.

Duket se kemi hyrë zyrtarisht në vjeshtë ndërsa Shqipëria është përfshirë nga reshje dhe mot të paqëndrueshëm.

Ndërkohë, sinoptikani grek Sakis Arnaoutoglou bën parashikimin për 24 orët e ardhshme ndërsa paralajmëron për reshje të shumta shiu.

Parashikuesi me përvojë i motit njoftoi për një kalim të sistemeve të njëpasnjëshme barometrike, që mund të shkaktojnë reshje të dendura shiu dhe stuhi në orët në vijim.

Ndërsa meteorologu Klearhos Marousakis u shpreh ditën e djeshme se gjatë të premtes dhe të shtunës priten reshje të dendura shiu të shoqëruara me rrufe në një pjesë të mirë të territorit të Shqipërisë, kryesisht në jug dhe veri-perëndim, të cilat sipas tij do të shkaktohen nga re të ngarkuara me shira të shumtë duke rrezikuar përmbytje të shumta.

Marousakis jep alarmin për Greqinë duke thënë se ata duhet të marrin masa, por siç duket edhe nga hartat e publikuara prej tij, reshjet masive do të vërehen fillimisht në territorin shqiptar gjatë të shtunës për të kaluar më pas në Greqi./Abcnews

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close