Takimi i dy qeverive Shqipëri-Kosovë nga Shkodra “zhvendoset” në Tiranë, caktohet ora dhe data kur do të mbahet

Mbledhja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës  do të mbahet më 2 tetor në Tiranë dhe jo në Shkodër siç ishte lajmëruar më herët. Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në Pallatin e  Kongreseve.

Takimi ishte parashikuar të zhvillohej më 25 shtator në Shkodër por për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, ajo u shty më 2 tetor po në Shkodër. Sot burime për Report Tv konfirmojnë se do të mbahet të premten në Tiranë.

Në takimin e dy qeverive parashikohet të nënshkruhesn 3 marrëveshje “të mëdha” të paralajmëruara nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj është shprehur për mediat kosovare se bëhet fjalë për Doganën në Durrës, linjën hekurudhore dhe Hidrocentralin që do të ndërtohet në republikën e Shqipërisë për Kosovën.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close