Të gjthë lumenjtë rrjedhin…. përveç dinastive –

Të gjthë lumenjtë rrjedhin…. përveç dinastive –

Nga:

    #Sabina_Meta👇👇

Ndryshimi është pjesë përbërëse e vetë natyrës (njerëzore ose jo), natyra ndryshon në të gjitha format e saj të mundëshme me larmishmërinë e ngjyrave, formave etj. Stinët ja lënë vendin njëra – tjetrës, gjethet bien dalin të reja, koha ndryshon përmes temperaturave të saja dite pas dite, vit pas viti, lumenjtë rrjedhin, derdhen ne det, e këto të fundit në oqean… Ndryshimi është jetësor, ështe fillim, është rilindje, është vetë jeta, pasi jeta është e destinuar për ndryshim sepse ndryshimi sjell zhvillimin.Jeta ndryshon, perveç dinastive.

Po çfarë është një dinasti ? – Referuar fjalorit shqip, Dinasti nënkupton një varg monarkish të së njëjtës familje, që kanë sunduar ose vazhdojnë të sundojnë në një vend njëri pas tjetrit; brez pas brezi. Me të drejtë lind pyetja- A ka Shqipëria dinasti? Normalisht nuk është një pyetje 1 milion dollarëshe, pasi kushdo shqiptar pavarësisht arsimit të tij, përgjigjet në zhargonin e vet modest “ të njënjtat fëtyra gjithmonë” …..

Të dashur shqiptarë, bashkvujtës të mi. Ti që paguan ujin por ujë nuk ke në shtëpi e perveç kësaj mbifaturohesh me 100 taksa ( bonus bashkiak), ti që vidhesh e mbifaturohesh për përdorim energjie elektrike. Ti që paguan sigurime shoqërore, shëndetësore e në fund përfundon tek privati se nuk ka shërbim shëndetësor. Ti që punon e nuk paguhesh, apo merr një rrogë qesharake përballë nivelit të çmimeve drastike dhe jetës super të shtrenjtë, ti naftëtar që futesh në greva urie se nuk ke marrë ende rrogën (përtej protestave që realizon ndër vite për të drejtat e tua). Ti që je dëshmitar i arsimit të dështuar, drejtësie inekzistente, policie qesharake, diktatoriale, harbute, urdherzbatonjëse…ti e kupton se nga vjen e ku po shkon ndaj nuk zhgënjehesh për atë çfrë të pret.

Ti e din se ky vend drejtohet nga djemet dhe nipërit e atyre që ishin dikur ne pushtet, përtej faktit që janë shpërndarë në njëqind parti. Ti e din se të njënjtat fëtyra janë vit pas viti ( përtej ngjyrave politike). Janë të njëjtët që ozurpojnë pushtetet, drejtojnë Kombin, shkatërrojnë popullin, shesin, plaçkisin vendin, të lidhur më krimin,fallsifikues, kriminele, të pa shkollë, pa tru, pa nder, e lista është e pafund, por me një objektiv të përbashkët që i lidh, i bën shok, koleg , dashnorë, bashkpunëtor… Etja për pushtet, për pasuri të paskajshme në kurriz tëndin që po vdes ngadalë nga skamja apo po braktis vëndin, sepse të jetosh në këtë vend me ndershmëri është e pamundur.

Ti i dashur shqipëtar e din se ato ja lënë vendin njëri-tjetrit,sistemojnë familjarët e tyre, dashnorët, shokët, miqtë, bashkpuntorët, sepse mes tyre ndajnë pushtetet, pazaret, lekët, brekët, etj.

Ti e din se ato luajnë “ hapa-dollapa” e shumë lojra të tjera, bëjnë sikur idhnohen, shahen, ja nxjerrin pislleqet njëri –tjetrit, por është thjesht show mediatik sepse nuk e fusin në burg njëri-tjetrin, ja mbulojnë hordheqet, pislleqet, korrupsionin,abuzimet e detyrës, amoralitetin, degjenerimin, etj, se ashtu është një muhabet, unë sot për ty, ti nesër për mua, e kështu – kështu ndërtojmë dinastinë e tyre brez pa brezi ….duke u fuqizuar e per rrjedhoje mbretëruar si faraonë në këtë vend të varfër, duke trasheguar mes vetes pushtetet e neve varferinë.

Ti popull i dashur e din, si me votime si pa votime se kushdo që të marrë pushtetin ( kjo pas negocimeve mes vetë përfaqësuesve të partive) do vazhdosh të jesh ivarfër gjer në mjerim…sepse Shqipëria nuk është e shqipëtarëve por vetëm e një grushti të vogël që skllavëron një Komb. Ti e din se nuk do ketë kurrrë burg për pushtetarë që kanë abuzuar maksimalisht në tendera, koncensione, pastrim parash, etj, përtej çdo abuzimi që ato kanë bërë, sepse dora e hekurt e drejtësisë është krijuar vetëm për ty .

Të të rrojë partia o popull.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com