“Të liberalizuarit”, për herë të parë pas dy vitesh, biznesi paguan energjinë me çmimin e familjarëve

Bizneset që kanë detyrimin e sigurimit të enegjisë në mënyrë të pavarur por furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit pasi ende nuk kanë gjetur një furnizues privat do të paguajnë për muajin mars një tarfië prej 9.56 lekë/kwh.

Ky është çmimi më i lirë që prej majit 2018 që  i është ofruar kësaj kategorie nga ana e kompanisë publike që luan rolin e furnizuesit. Po kështu ky është një çmim pak a shumë i njëjtë edhe me atë që sot paguajnë konsumatorët fundorë familjarë, që sipas tarifave në fuqi në tregun e rregulluar llogatitet 9.5 lekë/kWh.

Sipas rregullit të gjithë bizneset të lidhur në tension 35 kilovolt duhet ta sigurojnë të vetëm energjinë por për arsye të ndryshme nga mbi 90 biznese të kësaj kategorie një pjesë ende mbeten të varur nga kompania publike. Sipas deklaratës më të fundit të OSHEE-së këto biznese duhet të ishin shkëputur nga rrjeti në 17 mars por situata ku ndodhet aktualisht vendi për shkak të koronavirusit duket se ka imponuar një tjetër shtyrje.

ERE miratoi në mbledhjen e fundit sipas aplikimit të OSHEE të bërë në datë 1 prill tarifën 9.56 lekë për kilovat këto biznese që është më e ulët sesa e muajit shkurt që ishte e dyta më e ulët që nga filllimi i procesit të liberalizimit në vitin 2018.

ERE në vendimin e tij nënvizon se Furnizuesi i Mundësisë së Fundit ka prokuruar këtë sasi energjie në tregun e parregulluar dhe për furnzimin nga data 1-31 mars janë zhvilluar në total pesë procedura. Çmimit final të blerjes së energjisë i janë shtuar edhe elementë të tjerë si tarifa e përdorimit të rrjetit të transmetimit që i paguhet Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) 0.75 lekë,kWh, tarifa e përdorimit të rrjetit të shpërndarjes për nivelin e tensionit 35 kilovolt që është 1.5 lekë/kWh apo kosto administrative si dhe kthim risku që llogaritet 3 për qind.

“Për sa përcaktuar për çdo element të formulës llogaritëse rezulton që çmimi i shitjes së energjisë elektrike të furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit për muajin mars 2020 të jetë 9.56 Lekë/kWh” thuhet në dokumentin e ERE.

Situata e mirë hidrike duket se ka dhënë ndikimin tek çmimi relativisht i lirë i energjisë së siguruar në tregun e parregulluar ndërkohë që në kohë thatësirash që nuk kanë munguar sidomos vitin e shkuar biznesit i është dashur të paguajë gati sa dyfishi i çmimit me të cilën paguajnë sot energjinë konsumatorët fundorë. Në janar 2019 çmimi kërceu në një nivel mbi 18.5 lekë/kWh.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close