Të moshuarit Devoll vend argëtimi në një qoshe të harruar

VOTO PS 12 - BLEDI COMO Nr. 8

Të moshuarit vend argëtimi në një qoshe të harruar, bashkia Devoll ndërhyrje në fshatin Bitinckë.

Të moshuarit ndodh të provojnë zhgënjimin që u shkakton braktisja prej shoqërisë, duke gjetur mundësi për të kaluar kohën dhe argëtuar disi në ndonjë qoshe të harruar. Një vend të tillë, ku që nga pamja e jashtëme e shkallëve të krijohet përshtypja se të moshuarit mund të thyenin kokën është detyruar të meremetojë në fshatin Bitinckë bashkia e Devollit.

‘Nga sot të moshuarit e fshatit Bitinckë, Njësia Administrative Qëndër Bilisht, kanë vendin e tyre ku të zhvillojnë aktivitetin argëtues.

Agjencia e Shërbimeve ka rehabilituar ambjentet të cilat ishin në kushte jo komode për këtë pjesë të shoqërisë. Respektimi i moshës së thyer duhet të jetë një mirësjellje e ngulitur në secilin prej nesh. Hijeshia dhe detyrimi jonë është të trajtojmë të moshuarit me dinjitet dhe respekt’ thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të bashkisë Devoll.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com