Të shtëna me armë zjarri, plagosen drejtori i Ujësjellësit dhe i biri

Ditën e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e stacionit të trenit në Shkodër pranë unazës lindore.

Nga të shtënat mësohet se ka mbetur i plagosur drejtori ujësjellësit, Mark Molla si dhe djali i tij K. Molla.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër, shtetasi M. P., para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. M, me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij K. M., i ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë.

Shtetasi M. M. dhe djali i tij K. M. janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës dhe strukturat e DVP Shkodër, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje, duke bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit M. P, 43 vjeç, të cilit në momentin e kapjes shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armën me të cilën ky shtetas plagosi shtetasit M. M. dhe K. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close