Të tjera lëvizje në Polici, shkarkohen shefat e komisariateve të Korçës dhe Pogradecit

Të tjera lëvizje në Polici, shkarkohen shefat e komisariateve të Korçës dhe Pogradecit

Largohet nga detyra shefi i komisariatit Pogradec Niko Palla dhe ai i komisariatit Korçë Florian Dano.
Në vend të Niko Pallës u emërua Artur Ebaj dhe në vend të Florian Dano u emërua Krenar Gjokutaj, ndërsa mbeten mister arsyetet e këtyre lëvizjeve.
Këto ndryshime vijnë një ditë pas atyre të ndodhura në Komisariatet e Elbasanit, Dibrës dhe Kukësit, të njoftuara gjatë ditës së djeshme nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Të tre drejtuesit e shkarkuar dje mësohet se janë transferuar në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit, po nuk janë specifikuar pozicionet që ata do të kenë.
“Skënder Kalemi deri tani Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë Artur Selimi.
Arjan Muça deri tani Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Alket Shatro.
Erigert Mitri deri tani Drejtori i Drejtorisë Vendore të DVP Kukës transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtori i DVP Kukës Alban Çela”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close