Teatri i kukullave “Piro Xëci” drejt rehabilitimit

Kanë nisur punimet për rehabilitimin e Teatrit të Kukullave “Piro Xëci”.Ka disa javë që ndërtesa ku jepen shfaqjet teatrale me kukulla për fëmijë është rrethuar nga rrjetat që tregojnë se kryhen punime.Fillimisht punimet kanë nisur nga brënda objektit pasi duket se jashtë janë nxjerre një masë e madhe inertesh.Meremetimi i mureve të zyrave,ndryshimi i dritareve,shtrimet me pllaka dhe parket si dhe ndërhyrje të shumta në skenën kryesore dhe fasadimi do të bëhen në këtë teatër që kishte shumë nevojë për ndërhyrje pasi prej një koje të gjatë nuk ka pasur investime të këtij lloji.Afati i punimeve është 9 muaj ndërsa investitorë janë Bashkia Pogradec&IADSA.Kontraktor është BOE RSM Company&Aurora Construction kurse mbikqyrës punimesh BOE G&L Construction & Arena MK.Vlera e investimit prek shumën 32’523’000 lekë pa TVSH.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button