Tentoi të hynte në Shqipëri me 17.770 euro të padeklaruara, arrestohet në Qafë Thanë maqedonasi

Një 34-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar pasi tentoi të hynte në tokën shqiptare me një sasi të konsiderueshme eurosh të padeklaruara. Z. N., 34 vjeç, banues në Shkup, u kap me 17.770 euro të padeklaruara të cilat iu sekuestruan, ndërsa të riut iu vunë prangat deri në sqarimin e plotë të rrethanave.

34-vjeçari po tentonte të hynte nga Maqedonia drejt Shqipërisë dhe gjatë kontrolleve në pikën kufitare të Qafë-Thanës në mjetin me të cilin udhëtonte tip “Volkswagen”, iu gjet dhe sasia e të hollave të padeklaruara.

Në çantën e tij iu gjetën 17.770 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button