‘Tepelenë -Himarë për 1 orë’/ Rama shfaqet mes maleve të Labërisë, inspekton punimet në lumin e Vlorës: Bletët i keni të mira, por…

Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga deputeti Damian Gjiknuri dhe Alket Hyseni, kanë inspektuar punimet në segmentin e tretë të lumit të Vlorës.

I pranishëm në punime ishte edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, që tha se zona me këtë projekt merr zhvillim më të madh.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj u shpreh se Kuci si fshat dikur ka pasur madje deri shkollë të mesme, duke i kërkuar Ramës që sot së paku të marrë zhvillim të mëtejshëm.

Rama deklaroi se punimet në këtë zonë për të zhvilluar turizmin ishin një premtim i mëhershëm. Ai shtoi se aksi që do të ndërtohet Gusmar – Kuc lidh Tepelenën me Himarën.

Rama tha se do të ndërtojë dy kantiere të reja në Malet e Labërisë, ndërsa shtoi se segmentet e reja që pritet të ndërtohen do t’i japin më shumë zhvillim kësaj zone turistike.

Këtu mund të bësh turizëm edhe verës, edhe dimrit, nuk është njësoj si në Himarë prsh apo jo. Kjo zonë është pak e panjohur për turistët shqiptarë. Kjo është një zonë e mrekullueshme”, u shpreh Rama.

Gjatë inspektimit kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Financave, Anila Denaj , kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli dhe deputeti Damian Gjiknuri dhe Alket Hyseni. Rama tha se është bërë një punë e jashtëzakonshme dhe se tashmë është një premtim i bërë realitet.

Rama: Është bërë një punë e jashtëzakonshme,  duhet të sistemojmë të gjitha inertet dhe anët e rrugëve të rehabilitohen.  Kjo është një zonë që shqiptarët nuk e njohin fare dhe turistët jo e jo pasi nuk ka qene e mundur.  Ka vite që jepen premtime për këtë rrugë, që në kohën e festave të Brigadës. Unë për brigadën nuk erdha, por erdha për rrugën. Do jetë një nga zonat më të mira për agro-turizmin. Këtu vihet në të gjitha stinët, ka turizëm dimëror dhe veror, nuk është njësoj si bregdeti.  Bletët i kanë të mira shumë këtu, por dhe grerëzat i kanë në nivelin më të lartë.

Denaj: Kjo rrugë do i sjell fshatit jo vetëm zhvillimin e turizmit, por dhe atë të shitjes dhe prodhimit të produkteve bio. Para viteve 1990 ky fshat ka pasur konvikt dhe shkollë të mesme ka pasur një jetë të konsiderueshme, sot kanë mbetur vetëm gjyshërit. Të shpresojmë që këto investimet ata që kanë ikur në emigracion të vijnë dhe të investojnë këtu.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close