Tërbohet moti, stuhia godet Shqipërinë, zonat që rrezikohen

Reshjet e shiut që nisën pas mesnate do të vijojnë mbi territorin shqiptar përgjatë gjithë ditës, në mbrëmje, por edhe nesër në një pjesë të vendit. Moti i keq do të shoqërohet me stuhi, vetëtima, breshër dhe erë të fortë.Më problematike paraqitet situata nga ora 13:00 deri në 19:00 të mbrëmjes. Ndryshe nga Jugu, vija bregdetare nga Velipoja në Durrës sot u braktis nga turistët si pasojë e motit shumë të keq, stuhisë dhe dallgëve.Ballkani po goditet nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë”, i cili shkaktoi përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë. Pas të martës kur stuhia pritet që të zbresë në Jug drejt Greqisë mbi vendin tonë pritet që të rikthehen temperaturat normale të korrikut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button