TMERR në zonën bregdetare, pesë persona marrin PENG familjen me 4 fëmijë; babai arratiset dhe bën telefonatën që iu shpëtoi JETËN

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Pieria, në Greqi, ku një familje është marrë peng nga disa persona të huaj, të cilët kërkuan dëmshpërblim për lirimin e tyre.
Nga familjarët e marrë peng, babai arriti të shpëtojë dhe menjëherë ka lajmëruar policinë, e cila deri më tani ka arrestuar 3 të huaj dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.
Familja e cila përbëhet nga 6 anëtarë, babai, nëna dhe 4 fëmijët e mitur, u rrëmbyen që prej së hënës në zonën bregdetare të Komunës së Dion, Olympus Pieria, në një vend të shkretë.
Policia tha se ata u mbajtën peng gjatë gjithë natës dhe se autorët i kërcënuan duke u thënë se do të rrihnin njërin nga fëmijët, nëse nuk do të merrnin paratë për lirimin e tyre.
Ndërsa mëngjesin e së martës babai, i cili u plagos në dorë nga autorët gjatë rrëmbimit, arriti të shpëtojë dhe shkoi në këmbë në një dyqan në zonën e Tempi, ku lajmëroi policinë.
Policia u vu menjëherë në lëvizje, duke gjetur dhe arrestuar tre rrëmbyesit e huaj, në një rrugë rurale në Komunën e Tempi. Në të njëjtën kohë, u shpallën në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të tyre.
Autorët kishin lëshuar më parë nënën me fëmijët. Policia i gjeti ata, pas një telefonate, në stacionin ndërqytetas të autobusëve të Larissa-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button