Topalli: Rama merr mandatin e tretë, PD ka nevojë për një kryetar të pakorruptuar

Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka folur për “Report Tv”, në lidhje me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 25 prill.

Topalli ka deklaruar se Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD para zgjedhjeve.

Sipas saj në PD duhet një lider i pakorruptuar që sjell besim.

Pasuria e Bashës është shumë e paqartë, ai një vit para zgjedhjeve shton vilat. Basha duhet të bëjë transparencë për pasurinë e tij. Nëse ai nuk ikën nga drejtimi i PD-së,  Rama merr mandatin e tretë“, tha Topalli.

Ndërsa përsa i përket koalicionit me LSI-në, Topalli tha se pa pushtet moral nuk vinë votat.

Ajo u është përgjigjur edhe spekulimeve për  “lista Topalli” në zgjedhjet 2021. Topalli tha se nuk do të ketë një listë të tillë, pasi nuk po lufton për karrigen e deputetit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close