Trafikanti shqiptar “luftë” me policinë britanike, pasi braktisi BMW-në e ndjekin me helikopter

Një shqiptar, i njohur si trafikant droge, ka rënë në prangat e policisë britanike.

Sipas mediave britanike, Esmerald Xhafa, 27 vjeç, la automjetin në rrugë dhe eci në këmbë në një fushë në anë të autostradës, ndërkohë që efektivët e kanë ndjekur për disa orë me helikopter, ku dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Bëhet e ditur se në automjetin e tij tip BMW, të cilën e braktisi për të i shpëtuar policisë, autoritetet gjetën dy kuti kartoni me shumë se 15 kg kanabis dhe 273 paund, si dhe një listë emrash të shkruar me shkrim dore.
Ndërkohë në banesë u gjetën 56 bimë kanabisi që kultivoheshin në papafingo. Në banesë ai kishte një sistem të sofistikuar, një transformator të madh dhe drita të mëdha për kultivimin e bimëve.
Avokati Chris Moran tha se klienti i tij kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë për veten dhe familjen e tij, por gjykata e dënoi me 28 muaj burg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button