Trafiku dhe parkimi në qytetin e Korçës, bashkia ka në projekt kontrollin nëpërmjet teknologjisë.

Trafiku I mjeteve dhe parkimi I tyre në qytetin e Korçës ndonëse nuk paraqitet I rënduar ka problemet e veta. Menaxhimi sa më I mirë për të krijuar lehtësirat e duhura në qarkullim dhe vend parkime, është ngritur si çështje në mbledhjen e fundit të Këshillit bashkiak Korçë.
Kreu I këtij këshilli Erion Nexhipi, ka shtruar për diskutimin situatën e trafikut dhe parkimeve në qytet dhe menaxhimin nga bashkia. Sipas tij, nga ana e egzekutivit duhet të parashikohet një studim për të investuar në menaxhimin e trafikut apo pjesë të tjera të modernizimit të transportit në Korçë.
Kryetari I bashkisë Sotiraq Filo sqaroi se në buxhetin e qeverisjes vendore nuk ka ndonjë vlerë apo zë të veçantë për menaxhimin e trafikut. ‘ Sa I përket parkimit, do të ndryshojë mënyra e menaxhimit me pagesë. Bashkia po shikon mundësinë e futjes së teknologjisë nëpërmjet përdorimit të sensorëve ose celularit’ sqaroi kryebashkiaku Filo. Sipas tij, parkimi në qytetin e Korçës nuk paraqitet në gjendje kritike, megjithatë ka vend që të përmirësohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com