TRAGJEDI E MADHE nga shpërthimi i bombulës në Velipojë, pas motrës 19 vjeçe humb jetën në Itali, Klarisa Gjoka 15 vjeçe

Tragjedi e madhe në Itali, në spitalin ku po kurohen pjesëtarët e familjes Gjoka, pas shpërthimit të bombulës së gazit më 4 korrik në Velipojë.

Ka ndërruar jetë në Itali, Klarisa Gjoka, e cila mbeti e plagosur pas shpërthimit të bombolës. 15-vjeçarja u dërgua për trajtim më të specializuar në Itali së bashku më mamanë e saj, Alketa Gjoka (në gjendje të rëndë për jetën), vëllain Enriko, 11 vjeç (në gjendje të përmirësuar) dhe motrën Danielën, 19 vjeç nga Gajushi i Leshës.
Lajmi tragjik është bërë me dije nga vetë pjestarët e familjes Gjoka përmes rrjeteve sociale.
Kujtojmë se Daniela Gjoka humbi jetën pesë ditë më parë, pasi nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të shumta që kishte marrë në trup, ndërsa sot u mbajt edhe ceremonia mortore për 19-vjeçaren, e cila do të martohej në gusht.

Për këtë ngjarje është arrestuar Petrit Mollja, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë. Policia bëri me dije se Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin, ndërsa një ditë pas ngjarjes në Velipojë, atij iu bllokua aktiviteti.
Megjithatë, ai shkeli masën e bllokimit të aktivitetit duke vazhduar tregtimin pa licencë të gazit të lëngshëm dhe të naftës, jashtë kushteve tekniko-ligjore. Mollja akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët djegëse” dhe “Tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve djegëse, në kundërshtim me ligjin”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button