Tragjedia e Gërdecit/ Çështja e Fatmir Mediut, Gjykata e Posaçme cakton datën për shqyrtimin e dosjes

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën për shqyrtimin e çështjes ndaj Fatmir Mediut. Mësohet se seanca për shqyrtimin e dosjes është vendosur më 27 korrik me gjyqtar Erion Çelën.
Gjykata e Lartë  shpalli moskompetencë për rihapjen e çështjes ndaj ish-ministrit tee Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Gjykata e Lartë vendosi që t’ia rikthejë aktet e kësaj çështje Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
çështja u rihap pas kërkesës së bërë nga Zamira Durda në adresë të SPAK për të rihapur hetimet, pasi sipas saj, ish-ministri Mediu nuk u hetua pasi u mbrojt nga imunteti që kishte dhe dosja u nda në vitin 2009.
Një muaj e gjysmë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i kërkoi gjykatës së lartë  të nisë procesin e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes, Mediu në lidhje me shpërthimin e municioneve në fabrikën e demontimit në Gërdec, kërkesë e cila u rrëzua nga GJL.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button