Tragjedia në Kombinat/ Flet Blerta Josifi: Duket çmenduri, por ne besonim te ringjallja!

Rreth katër muaj pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Kombinat ku nënë e bijë u vetëflijuan, e mbijetuara Blerta Josifi, ka folur për herë të parë në lidhje me këtë ngjarje. Ajo u shpreh, në një intervistë për Shqipëria Live, se mund të ngjajë një çmenduri, por atëherë edhe ajo së bashku me nënën besonin se Anisa, e cila u mbajt për disa javë e vdekur në shtëpi, do të ringjallej.

Tragjedia në Kombinat/ Flet Blerta Josifi: Duket çmenduri, por ne

“Anisa humbi jetën në 27 mars të 2019. I druheshim t’i tregonim të afërmve. Mendonim që nuk do të na kuptonin dhe do të na fajësonin. Por ne ishim shumë të vendosura. Kishim një besim të palëkundur, dhe kemi besuar deri në fund që Anisa do të na kthehej përsëri. Edhe pse duket çmenduri, por ne e besuam që zoti do të na e kthente. Në maj vendosëm që nuk do të dilnim më të blinim ushqime, edhe pse lekë kishim. Pastaj në qershor nisëm agjërimin, si një lutje që zoti të na dëgjojë. Gjerat ndodhën kështu, por nuk di as unë t’i shpjegoj tani i jam rikthyer normalitetit”, u shpreh Blerta Josfi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close