Trajneri i KF Pogradeci Ardjan Abazaj flet për sezonin e ri!

Profesor keni disa ditë që keni filluar përgatitjet për sezonin e ri, ç’mund të na thoni për situatën në ekip?

Përshëndetje dhe faleminderit për interesimin tuaj si media madje gjej rastin të shpreh respektin më të madh për gazetën për atë që keni pasqyruar për Pogradecin ku gjatë gjithë kohës keni qenë seriozë dhe të paanshëm për problemet që ka patur ky ekip gjatë sezonit.Kemi një javë që kemi filluar stërvitjen dhe shoh se po ecim me ritme të mira.

Janë larguar disa lojtarë cilësorë nga ekipi dhe kanë krijuar boshllëqe në formacion,a do të ketë ndërhyrje në merkato?

Skuadra momentalisht ka patur katër largime duke filluar nga portieri Baçi, mesfushorët Abazaj,Manellari dhe sulmuesi Dragoi.Këto janë katër largimet e para.Por përtej largimeve gjithsesi situata është e mirë me çfarë unë kam vënë re deri këtë javë.Ne kemi afruar rreth 7 lojtarë nga ekipi i të rinjve dhe gjatë gjithë fazës përgatitore deri në momentin që do të fillojë kampionati ata do të jenë në vëzhgim.Për afrimet siç u shpreha dhe më lart mund ti quaj edhe si të tilla marrjen e shtatë lojtarëve nga U19  si dhe rikthimin e Ildi Shytit nga skuadra e Egnatias,i cili është një lojtar dhe njeri me vlera të mëdha

Shohim se në stërvitje me ekipin e parë janë afruar edhe disa lojtarë nga U-19 mund të thuhet se i plotësojnë kushtet për të qënë pjesë e ekipit A ?

Në këtë merkato ne jemi vetëm në kërkim të një portieri cilësor sepse repartet e tjera mendoj se janë të kompletuar.

A ka ndonjë lojtar në provë për momentin?

Klubi është në kontakt me një portier por emrin nuk mund ta bëjmë të ditur.
Në këtë sezon të ri i cili do të jetë me një format ndryshe ku do të garojnë 16 skuadra,a janë të qarta objektivat tuaja më saktë çfarë prisni nga ky sezon?
Unë e kam theksuar edhe në intervista të tjera që formati më i mirë për këtë kategori është ky që ka vendosur FSHF këtë sezon,organizmi i kategorisë së parë me 16 skuadra.Nga eksperienca që kam duke e drejtuar ekipin më përpara në këtë format,kam shumë besim se do të jetë shumë cilësor dhe këtë do ta tregojë vetë zhvillimi i këtij sezoni. Madje mendoj se do të marrë edhe miratimin e të gjithë specialistëve të futbollit.
Objektivat do të jenë renditja sa më lart në tabelën e klasifikimit dhe kjo bazohet në organikën dhe cilësitë që ky ekip ka në dispozicion.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button