Trimërohet për “Gjobat” Kryemadhi: Nuk do mbaj maskë, le të guxojë Rama!!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka refuzuar të vendosë maskën, e cila është vendosur si masë e detyrueshme nga qeveria.
Ndonëse nga e enjtja nuk do të lejohet të dilet në rrugë pa maskë, Kryemadhi tha pak minuta më parë se nuk do ta vendosë.

Kryetarja e LSI-së i bëri thirrje qytetarëve në Ora Neës që të mos i binden kryeministrit Edi Rama dhe ta refuzojnë masivisht maskën.

“Unë për vete nuk do e mbaj maskën. Nuk besoj se Rama ka merak shëndetin e shqiptarëve. Se po ta kishte do të anullonte koncesionet në shëndetësi. Sa shqiptarë kanë bërë check-up? Por deri tani kanë kaluar 30 milionë euro te koncesionarët.

Kur specialisti del dhe thotë mos e mbani maskën në rrugë, del ky që nxorri anijet luftarake dhe tanket në rrugë për të vrarë virusin…

Këto janë qesharake që acarojnë publikun por nganjëherë revolta vjen nga kjo që, këta injorantë, që u kemi dhënë pushtetin, nuk duhet mbajtur maska por duhet të dalë në rrugë”, u shpreh ajo.

Teksa iu përmend gjoba e paralajmëruar nga Rama, Kryemadhi deklaroi: Po le të guxojë dhe unë do i bëj thirrje çdo qytetari që ndalon çdo polic, qoftë i Veliajt, qoftë i Ramës, ti kundërpërgjigjen.

Vetë policët nuk kanë lekë për maska. Ata nuk i paguajnë për orët shtesë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button