Trump prezanton testin më të shpejtë për COVID-19.

Trump prezanton testin më të shpejtë për COVID-19.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, mbërritjen e një testi të ri të shpejtë për Covid-19, me një përgjigje brenda 15 minutash.

”Jam krenar që kemi zbuluar në një kohë të shkurtër testin më të përparuar në botë”, ka deklaruar Trump

“Pothuaj 6,5 milionë teste të shpejta do të sigurohen këtë javë”, ka theksuar ndihmës sekretari i Shëndetësisë duke shfaqur një demonstrim të drejtpërdrejtë me një tampon.

Presidenti shtoi se “jemi në rrugën e duhur për të shpërndarë vaksinën në një kohë rekord” kundër koronavirusit”

Ndërkohë edhe ONSH në një konferencë shtypi për testin e ri të Covid19 duke thënë se “Testi i ri do të jetë “lehtësisht i lëvizshëm dhe i lehtë për t’u përdorur” dhe rezultatet do të jepen në 15-30 minuta në vend të disa ditëve”,

Testi i ri do të kushtojë rreth pesë dollarë amerikanë dhe mund të transformojë plotësisht procesin e monitorimit të përhapjes së COVID-19 në vendet më pak të pasura, të cilat vuajnë nga mungesa e punëtorëve shëndetësorë dhe laboratorëve, raporton BBC.

Dy kompani farmaceutike, Abbott dhe SD Biosensor, kanë rënë dakord me fondacionin e Bill Gates për të prodhuar 120 milionë teste.

Marrëveshja pritet të mbulojë 133 vende, përfshirë shumë vende të Amerikës së Jugut që aktualisht janë më të prekurit për sa i përket normave të infeksionit si dhe vdekshmërisë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close