Trump sulmon Kinën në OKB: Infektoi botën

Asambleja e OKB-së në Nju Jork u karakterizua sot nga një përballje virtuale të paprecedentë midis dy nga liderët më të fuqishëm në botë, amerikani Donald Trump dhe kinezi XI Jinging.

Presidenti i SHBA shpërndau një video të shkurtër të tij ku sulmonte Kinën, duke e cilësuar si “përgjegjëse për shpërndarjen e epidemisë në botë”, duke vijuar me nofkën polemike “China Virus”, virus kinez, për t’iu referuar koronavirusit.

“Pas 75 vitesh nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe themelimit të OKB-së, sërish ndodhemi si pjesë e një beteje globale”, deklaroi Trump që më pas lavdëroi punën për ndërtimin e aparaturave dhe vaksinën kundër COVID-19.

Sulmi direkt ndaj Pekinit habiti të pranishmit në Asamblenë e OKB-së, por objektivi i sulmit, Kina, nuk vonoi të reagonte, përmes një video të presidentit Xi Jinping. “Pandemia duhet të përballet së bashku, duke ndjekur shkencën. Çdo përpjekje për të politizuar pandeminë duhet refuzuar”, deklaroi ai.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close