Tufa komike teatrore me teori konspirative! Bujar Kapexhiu: Edmond Budinës ia injektuan koronavirusin, me urdhër të Ramës. Budina: Duan të më …

Për opozitën dhe kundërshtarët e Edi Ramës, infektimi i vëllezërve Budina me koronavirus, është kthyer në një çështje publike.

Bujar Kapexhiu ka arritur deri aty, sa thotë se Budinave ua kanë injektuar viusin me urdhër të Ramës.

“’Unë besoj e ka nga politika. Politika e bën këtë gjë. Vetëm nuk e besoj se injeksionin e bën mjeku, jo.

Këta marrin një person tjetër, e veshin me të bardhë dhe ai shkon e bën atë. Ky është skenari.

Mjeku nuk do ta bënte kurrë këtë gjë. Kurse punonjësi, ose roja e administratës vishet me bluzë të bardhë, shkon ja bën injeksionin dhe nga roje bëhet drejtor drejtorie”, ka thënë karikaturisti Kapexhiu.

“’Kjo është bërë vetëm për t’i goditur këta të dy që ishin mbrojtësit e teatrit, që ishin frymëzues, që ishin nëpër qytete të ndryshme për të mbledhur firma për të ndërtuar teatrin ashtu siç ishte.

Kjo është për t’i shtënë frikën të tjerëve që mos ju afroni këtyre njerëzve se këta do ju ngjisin koronën, pra ishte një sulm i menjëhershëm”, vijoi Kapexhiu.

Edhe vetë Edmond Budina, tha se ka dyshime që e kanë infektuar me qëllim.

“Dyshimin e kam sepse ata tentuan të vrisnin njerëz brenda në teatër, ç’ju prish punë një Edmond Budina më shumë ose më pak.

Unë sot jam nesër jam, nuk ka rëndësi. Kur interesat janë kaq të mëdha, miliona euro në truallin e Teatrit Kombëtar, unë çdo gjë mund të pres. Nuk më duket fare e çuditshme që mund të ndodhë kjo gjë”, tha ai.

(TemA)

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close