Turizmi në Korçë

Turizmi, bashkia Korçë drejt hartimit të një strategjie të re me prioritet sportet e natyrës dhe aventurës.
Me ardhjen e Vitit të Ri 2021 është mbyllur edhe një kapitull I gjatë prej një dekade I strategiisë të turizmit në Korçë. Bashkia është duke hartuar një strategji të re afatfjatë për periudhën 2021-2030, ku priten ide të reja jo vetëm për të mbajtur të qëndrueshëm turizmim në Korçë por edhe për ta zhvilluar më tej atë.
Nga turizmi festiv dhe kulturor të kalohet në turizmin e natyrës dhe atë të aventurës. Kjo është qasja e re që synohet nga bashkia Korçë nëpërmjet strategjisë që po hartohet.
Në mbledhjen e Këshillit bashkiak të zhvilluar në fundviti, u deklarua se për strategjinë e re të turizmit do të ngrihet një komitet me ekspertë dhe do të ketë konsultime me grupe interesi. Shumë shpejt pritet hartimi I kësaj strategjie dhe kalimi për miratim në Këshillin bashkiak të qytetit.
Sipas autoriteteve të bashkisë Korçë, ndër projektet madhore për nxitjen e turizmit natyror dhe atij të aventurës janë ndërtimi I një skipiste pranë fshatit Nikolicë, aeroporti I Lumalasit etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com