U hodh nga kamioni për t’i shpëtuar aksidentit por e zuri poshtë, vdes drejtori në Bashkinë e Maliqit

Një 38-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot paradite në afërsi të fshatit Dushar, në zonën e Lozhanit.
Një mjet tip IFE, i ngarkuar më lëndë drusore, brenda të cilit udhëtonin pesë persona është përmbysur dhe si pasojë ka humbur jetën Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Maliqit.
Sipas të dhënave viktima Marsel Nazifi ishte pasagjer, por në momentin e aksidentit është hedhur nga mjeti për të shpëtuar, por ky i fundit e ka zënë poshtë duke i marrë jetën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button