U mbajt sot në Elbasan Workshop-i Rajonal me temë: “Zgjerimi i hapsirës demokratike përmes angazhimit të qytetarëve në vendimarrje”

Në qytetin e Elbasanit u mbajt Workshop-i Rajonal me temë: “Zgjerimi i hapsirës demokratike përmes angazhimit të qytetarëve në vendimarrje”. Të pransishëm në këtë trajnim ishin përfaqësues të OSHC-së për qarqet Korçë, Berat dhe Elbasan. Fokusi u vu te ngritja e rrjetëzimit të OSHC-ve për të nxitur dhe aktivizuar qytetarët, drejt një qeverisje më të mirë. Projekti implementohet nga Instituti për Demokraci & Media dhe Kulturë (IDMC) në partneritet me Komitetin Shqiptar të Helsinkit (KSHH). Ata synojnë të krijojnë një mjedis lehtësues për përfshirjen aktive qytetare, në procesin politik dhe legjislativ shqiptar, si një kërkesë për llogaridhënie e transparence, nga përfaqësuesit e zgjedhur (deputetët).

Kjo iniciativë po zbatohet në kuadër të “Mbështetjes së Parlamentit dhe Edukimin qytetar në Shqipëri (PACEP), një porojekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunm (SDC), zbatuar nga Instituti Demokrat Amerikan (NDI). Nismës së rrejtëzimit: “Zgjerimi i hapsirës demokratike përmes angazhimit të qytetarëve në vendimarrje” i’u bashkua shoqata pogradecare “New Impact”, e cila në bashkëpunim me Institutin për Demokraci & Media dhe Kulturë (IDMC) do të ralizojnë këto objektiva në qytetin e Pogradecit:
a) Forcimin e marrëdhënies së qytetarve dhe OSHC-ve me parlamentin e vendit, përmes mekanizmave, për një kontribut dhe pjesëmarrje efektive të qytetarëve, në procesin legjislativ.
b) Rrritjen e përfshirjes së qytetarëve në proceset politike dhe legjislative përmes edukimit qytetar.
c) Mbështetjen dhe forcimin e lidershipit dhe kapaciteteve në nivel komunitar, për të ndikuar në procesin dhe vendimarrjen parlamentare, përmes instrumentave të reja pjesëmarrëse të demokracisë deliberative.


Gjithçka bëhet për një bashkëpunim gjithëpërfshirës, për një demokraci, e cila ka dimension kulturor dhe teori politike. Çdo qytetar, në veçanti gjenerata e re, duhet të marrë pjesë në këtë nismë, për të bashkëpunuar, nxitur dhe aktivizuar qytetarët në pjesmarrje demokratike për një qeverisje më të mirë. Demokracia është shteti ku pushteti vjen nga njerëzit, ushtrohet nga njerëzit dhe u shërben interesave të tyre. Pushteti ushtrohet nga populli. Kjo do të thotë se për të qenë një shtet demokratik, ai duhet të sigurojë pjesëmarrjen e qytetarëve të tij në proceset politike, qeverisëse dhe vendimmarrëse.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close