U shkul “fitorja”, shpetoi Lasgushi nga llastiqet”

Me zgjerimin e fushës së dijes, rrisim edhe horizontin e injorancës.
(Henry Miller)

Foto realizuar në vendodhjen fillestare.

E pra, ju vunë tej e mbanë llastiqeve sikur të ishte një armik, që po përpiqej të vriste të padukshmen. Një ide e vogël thjesht simbolike, “groteske” për tu sulmuar në menyrë primitive me mendime naive. A thua se imazhi i një qyteti prishet nga llastiqet, apo nga vet mendësitë e njerëzve? Kaq atdhedashës, artdashës dhe kritikë saqë asnjë mendim për të krijuar nuk është dhënë nga ata, që sot me kryeneçësi shprehin kundërshti për një pale llastiqe. Jepni pra mendime, krijime, ndryshime, nëse keni sigurisht… apo krenaria juaj është një koment i shkruar virtualisht. Duke fyer dhe baltosur mbi çdo veprim, mendim, krijim apo ndryshim nuk bën gjë tjetër veçse tregon provincializim. Të mos duash vëndin tënd do të thotë të promovosh antivlera. Dhe sa i përket llastiqeve, nëse është art, nuk është për të gjithë. Dhe nëse nuk është për të gjithë, nuk është art. Bravo ideatorit për këto llastiqe, sepse janë një refleksion i së kalurës. Pogradecarët dhe në veçanti cunat e lagjes së goricës, kalasë, toplecit, llastiqet i kanë patur një “armë të ftohtë gjuetie”. Dhe sot këto llastiqe janë një simbol i thjeshtë i së kaluarës duke gërshetuar sadopak me të ardhmen evropiane. Jam mëse i bindur se simbolikën e kësaj vepre arti e kuptojnë me së miri pogradecarët. Prandaj unë si gazetar i propozoj bashkisë që ti shtojë veprat e artit përgjatë shëtitores, që kjo shëtitore në pika të caktuara, të kthehet në një minimuze me traditën pogradecare. Që turisti i huaj pa dashur të shkojë në varret e selcës të lexojë në miniaturë diçka të improvizuar në shëtitore. Të lexojë edhe për mozaikun e linit, po kështu të ketë dhe për veshjet pogradecare të qëndisura në ar. Jo më kot të huajt e emërtuan këtë qytet “parajsë”, pasi këtu gërshetohet arti dhe kultura, liqeni dhe lumenjtë bashkë me malin e thatë duken sikur janë binjakëzuar me qellin e kaltër. Ky qytet meriton të jetë në UNESCO jo vetëm për pjesën e liqenit, por dhe për antikitetin, për kulturen, traditën, mikpritjen dhe kulinarinë.

Arti është i gjatë, jeta është e shkurtër, gjykimi i vështirë, shansi i përkohshëm.

(Johann Volfgang Von Goethe)

Pogradeciweb.com

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close