Udhëtimet nga aeroporti “Nënë Tereza”/ Vjen njoftimi i rëndësishëm për qytetarët

Aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët që udhëtojnë nga “Tirana International Airport”.
Në njoftim theksohet se sugjerohet që paraqitja në aeroport e udhëtarëve duhet të jetë 3 orë përpara udhëtimit.

AKTUALITET

“Në vëmendje të të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport
Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare – sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave – sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni – sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë #️⃣përpara udhëtimit.

Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni.
Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta, dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin,
Tirana International Airport”, thuhet në njoftimin e TIA./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button