UNDP në mbështetje të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Maliq

 

UNDP pas projektit të qendrës komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuar afron sërish mbështetje në Maliq.

Bashkia Maliq në vazhdim të bashkëpunimit me UNDP, pas projektit të qendrës komunitare për fëmjët me aftësi të kufizuar, siguron sërish mbështetje për projekte të tjera në ndihmë të shtresave në nevojë.

‘Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim dhe të falenderonim për kontributin e saj në komunitetin tonë, Znj. Limya Eltayeb, përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Shqipëri.

Vizituam ambientet në Qendrën Komunitare për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara si dhe ambientet e bashkisë. Qendra Komunitare për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara është pjesë e programit “Askush të mos mbetet pas” nga UNDP.

Përgjatë takimit u diskutua mbi vijimësinë e bashkëpunimit me UNDP-në për fuqizimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror për grupet në nevojë në Bashkinë Maliq’ njoftohet nga faqja zyrtare e kësaj bashkie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button