“Unë kryeministër e ai president”, pas deklaratës së bujshme të Bashës, reagon Rama

Lulzim Basha në një konferencë live ditën e sotme tha kryeministri Edi Rama i ka ofruar një marrëveshje që ky i fundit të bëhet president dhe t’i lërë në dorë ekzekutivin.

“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit”, është shprehur Basha. Lidhur me këtë ka ardhur reagimi i menjëhershëm i kryeministrit.

“Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja Face with tears of joy! Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten, prandaj dua të hapen listat, e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!

Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!”, shkruan Rama në Tëitter.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close