Vajza e “Makina e Memories” tregon si ka ndryshuar jeta e saj që pas largimit drejt SHBA-ve. Ja me çfarë merret ajo sot

Fatjona Lubonja, e njohur ndryshe si vajza e “Makina e Memories” nga pjesëmarrja në videoklipin e këngës së Ardit Gjebreas, sot është një neurologe në SHBA.

Ajo jeton në Nju Jork, por tashmë është kthyer pas katër vitesh në Shqipëri.

Në një intervistë tek “Rudina”, Fatjona flet me nostalgji për periudhën kur xhirohej “Makina e Memories”.

Xhirimet kanë zgjatur rreth një muaj. Petri Bozo kishte një stil pune, xhironte ndërkohë që ti nuk e dije. Pra, ne futeshim në det, laheshim, xhirimet vazhdonin, ndaj edhe jam pa tualet aty.

Pra je komplet një femër e re, natyrale, me atë buzëqeshjen dhe ne do interpretonim një këngë dashurie, pra interpretonim një histori dashurie. Atëherë nuk ishte vetëm videoklipi, por ishte edhe një koncert në det”

Po Fatjona ka interpretuar edhe tek filmi “Një djalë dhe një vajzë”, si Marisa. Në rol ajo luante vajzën e Margarita Xhepës.

Për herë të parë kisha të bëja me artin, disiplinën, interpretimi… isha shumë e re, pa përvojë. Ka qenë katër e mëngjesit kur kemi xhiruar atë skenën që zihem me nënën (Margarita Xhepën). Duhet të bëhesha kapriçoze, po unë jam çik e qetë. Nuk jam tip nevrik, ndaj e kemi kthyer skenën disa herë”,- tha ajo.

Para këtyre eksperiencave, Fotjana tregoi se ka përfunduar studimet në balet.Megjithatë, ajo vendosi që karrierën e saj ta zhvillonte në SHBA bashkë me bashkëshortin e saj, të cilët u larguan në periudhën e viteve 1995-1996.“Ishte një mundësi që e kisha. Jam pak aventuriere, e lirë dhe them ‘pse jo?’. Im shoq nga familja janë amerikanë dhe kishim mundësinë dhe përkrahjen. Kur vajta atje aplikova për universitet.

Jepja mësim baleti gjatë kohës që studioja, si dhe punoja si modele. Por doja të realizoja vizionin tim, se ku do e gjeja veten. Amerika të ndryshon mënyrën e të menduarit dhe mënyrën e të punuarit. Asgjë nuk është e pamundur nëse ke dëshirë dhe disiplinë që të punosh, si dhe një vizion”.

Fatjona tregon edhe arsyen pse zgjodhi një degë tërësisht ndryshe nga bota ku ishte futur tashmë si ajo e baletit apo e aktrimit.

Zgjodha neurologjinë sepse pedagogët më kanë shtyrë shumë dhe kam pasur një incident. Bashkëshorti pësoi një aksident dhe mu desh t’i bëja rehabilitimin,”- tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button