Varret e Selcës. Monumentet që duhen vizituar.

Varret e Selcës gjenden 40 km larg Pogradecit, në zonën malore të Mokrës, në Selcën e Poshtme. Ky sit arkeologjik qëndron mbi një pllajë malore me pamje nga lumi Shkumbin. Në këtë sipërfaqe janë zbuluar 5 varre monumentale mbresëlënëse, që sipas dokumentave janë ndërtuar nga fundi i shekullit të IV para Krishtit. Katër nga këto varre janë gdhendur si tunele në shkëmb dhe njeri është i rrethuar me blloqe katërkëndore guri. Brendësia e varreve përbëhet prej një paradhome dhe dhomës së varrimit, me një shtrat prej guri për trupin dhe rafte për pajisen e varrimit. Mbi varre është një shesh orkestre, për ceremonitë e varrimit.

1. Varri i parë përbëhet nga një dhomë varrosjeje drejtëkëndore me paradhomë ose katrore. Një hark të lartë që mbulon dhomën e varrimit, lartësia e së cilës është 2.10 m. Fasada e varrit ka një kolonadë të shtyllave dorike me sipërfaqe, të tipit të rendit Jonik. Në fasadë gjurmët e bojës janë ende të dukshme. Në dhomën e varrimit ka dy shtresa shkëmbi të gdhendur, njëra kundrejt murit anësor dhe tjetra kundrejt murit të pasëm. Ky varr është i orientuar drejt varrit monumental maqedonas nga gjysma e dytë e shekullit IV para Krishtit.

2. Varri i dytë ka dy elemente: më poshtë është një dhomë varrosje drejtkëndëshe me shkallët që të çojnë poshtë, mendohet se është vulosur fillimisht me pllaka guri. Mbi të ka një kompleks si ai i teatrove, me dy rreshta vëndesh që mund të kenë shërbyer për çdo ritual apo për vizita nga anëtarët e familjes të të ndjerit.

3. Varri i tretë është me dy nivele.
Niveli i sipërm është në një prerje gjashtëkëndëshe në shkëmb, si në emiciklin jonik (pjesa e amfiteatrit ku uleshin spektatorët me rend arkitektonik të frymëzuar nga dobësia femërore), me tetë shtylla, pjesët e sipërme të të cilave janë gdhendur veç e veç në krah të hyrjes. Në të majtë ka një kamare me një reliev të gdhendur me një Bucranium (dekorim që paraqet skeletin e kokës së kaut) dhe një helmetë të Pergamit. Në të djathtë ka një reliev të një mburoje iliro-maqedonase. Dyshemeja e varrit duket se ka pasur një mozaik, megjithëse nuk ka asnjë gjurmë të tij. Dera, e cila dikur ishte e mbyllur, të çon në një dhomë të ngushtë. Dhoma e dytë ka një hark të lartë dhe përmbante dy sarkofagë të gdhendur bukur në shtresa. Dhjetë varrosje janë gjetur në këtë dhomë, disa në sarkofagë dhe të tjera në dysheme.

4.Varri i katërt ka një fasadë të lartë 5 m me dy kolona jonike të gdhendura veç e veç dhe trabeazione dhe timpano ( janë terma arkitektonikë, afërsisht tregojnë rregullimin e strukturave mbështetëse të pjesëve mbivendosëse.) të një tempulli. Është varri më monumental nga të gjithë. Fasada nuk është më në vëndin e vet, megjithëse disa pjesë janë ende të dukshme në tokë. Dhoma e varrit të mbuluar është gdhendur në një hark dhe ka qënë fillimisht e mbuluar me suva të pikturuar. Dhoma përmban një sarkofag të vetëm të bërë me pllaka guri, të grabitur në antikitet. Shtatë kamaret janë të gdhendura në shkëmbin e fasadës së gjatë, pjesërisht të mbuluara me mbishkrime që mund të jenë bërë nga ndërtuesi i varrit ose nga personi përgjegjës për punimet, sipas asaj që mendojnë arkeologët.

5. Varri i fundit ka stilin e atyre maqedonas (i cili përbëhet nga një dhomë e harkuar, fasada arkitektonike me dyer monumentale, korridor dhe gurë) ,he përbëhet nga paradhoma dhe dhoma varrimi mbretërore, të dyja të mbuluara dhe të ndërtuara në ashlar (mbivendosje blloqe guri rreshta të stivosur). Një pllakë guri në reliev shërben si një hyrje e rreme në dhomën e varrit. Në të njëjtën dhomë ka mbetje të tre sarkofagëve në formën e klinai (të shtretërve të konvikteve, mbi të cilat dikush hante gjysëm i shtrirë, të llojit të trikliniumit të përdorur nga romakët e lashtë.) Sarkofagët u përdorën kryesisht për varrosjen e trupit dhe vetëm në një moment tjetër u vendosën rafte dhe pajisje funerali. Megjithatë, varri ishte grabitur në antikitet.

K.A/ Përkthyer dhe përshtatur nga:
https://www.lavocedellaquila.com/2017/04/11/selce-poshtme-le-tombe-imperiali-illiriche/

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close