Vendi i parë që deklarohet zonë e pastër nga koronavirusi

Kuk në rajonin e Paqësorit u vetëdeklaruan si zonë e pastër nga COVID-19, një nga vendet e para në botë që e bëri këtë, pasi të gjitha testet e kryera, rezultuan negative.

“Me asnjë rast të regjistruar me koronavirus dhe me teste që rezultuan negative, kryeministri, Henry Puna deklaroi ishujt Kuk zonë të pastër nga COVID-19″, informoi një zëdhënës i zyrës së kryeministrit.

Ishujt Kuk që lidhen me Zelandën e Re, janë një shtet ishullor i vetëqeverisur në Paqësorin e Jugut, rreth 3 200 kilometra larg nga Uellington, ku numërohen 15 ishuj dhe 17 000 banorë.

Javën e fundit të marsit qeveria vendosi kufizime, pasi Zelanda e Re filloi raportimin e dhjetërave raste me koronavirus, duke anuluar të gjitha grumbullimet në kisha dhe duke i kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close