Vendimi i rëndësishëm në PD, hapet procesi i përzgjedhjes se kandidatëve për deputet (Ja KOMISIONI I VLERËSIMIT dhe 4 FAZAT)

Partia Demokratike fillon nga sot përzgjedhjen e kandidateve për deputet  duke shënuar kështu de facto edhe nisjen e fushatës elektorale.

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi mënyrën e përzgjedhjes se kandidateve për deputet, ku rolin kryesor e ka anëtarësia.

Për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të kandidaturave. Rregullat dhe parimet mbi të cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidatëve ndahen në katër faza, raporton newsbomb.al. 

1. Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati.  Edhe ata individë qe nuk janë propozuar nga anëtarësia, kane te drejtën e vetëpropozimit, thonë burimet.

2. Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

3. Konsultimi i listës se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.

4. Zyrtarizimi i listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.

Siç thonë burime nga PD,  të vetmit që nuk do të mund të jenë pjese e garës janë personat që janë subjekt i ligjit te Dekriminalizimit, kanë qenë funksionar të lartë para viteve 90 apo bashkëpunëtor te sigurimit të shtetit.

Gratë, te rinjtë, te përndjekurit dhe pronarët do përfaqësohen gjithashtu në listën e deputeteve të PD, thonë të njëjtat burime.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close