Vendos Konferenca e Kryetarëve: Ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor do të kalojnë në Kuvend më 1 tetor

Mazhoranca nuk ka humbur kohë dhe ka mbledhur sot Konferencën e Kryetarëve për të futur në rend të ditës ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është vendosur data 1 tetor për të kaluar në Kuvend këto ndryshime.

Deri më 30 shtator është afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar mbi këto ndryshime, teksa në Këshill Politik nuk duket të ketë konsensus.

Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë dorëzuar nga një draft, ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka paralajmëruar se me apo pa opozitën jashtëparlamentare, ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor brenda afatit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button