Vendoset vepra e artit të Piktorit të Merituar – Anastas Kostandini (Taso), në murin anësor të hyrjes së Bashkisë Pogradec.

Qyteti i Pogradecit po kthehet dalëngadalë në një qytet ku ndërthurja midis traditës, artit dhë kulturës do jetë padyshim fokusi kryesor. Përveç natyrës, ajrit të pastër dhe pikave turistike, pikë referimi do jetë arti dhe kultura. Turistët vëndas dhe të huaj do kenë kënaqësinë të njohin Pogradecin dhe në këtë aspekt. Vendosja e veprave artistike dhe kulturore në zonat kyçe do i japin një pamje më të këndshme qytetit, për syrin e vizitorit. Sa më shumë vepra nga personalitet e qytetit aq më shumë vlera shtohen. Kjo është një nismë që po merret parasysh nga ana e Bashkisë Pogradec. Ashtu si dhe vet Taso ka shprehur nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

Anastas Kostandini (Taso)- Piktor i Merituar

Taso shkruan: Kjo veper arti prej disa ditesh u vendos ne njerin krah te hyrjes kryesore te nderteses se Bashkise se Pogradecit . Kjo u mundesua prej dashamiresise se kryetarit, zotit Ilir Xhakolli, zyres se Urbanistikes dhe asaj te Kultures prane kesaj Bashkie, ne kuader te nismes per te gjalleruar hapesirat publike me vepra arti. Kjo grafike e aplikuar ne metal na tregon nje legjende popullore Pogradecare kushtuar liqenit . Me nje teknike jo te zakoneshme grafike dhe me ndihmen e ndricimit te vecante naten, qytetaret do shijojne permbajtjen e pasur te legjendes mbi liqenin dhe dashurise mes se bukuroshes dhe eres pranverore. Stili realist dhe detajet e pasura tregojne njekohesisht dhe bukurine dhe poezine e zones tone aq te mirenjohur per te gjithe .

Pogradeciweb.com. Facebook- Anastas Kostandini(Taso)

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close