Veshje popullore Pogradecare


Veshja kryesore e burrave është fustanela, me opingat me xhufka të zeza në majë të tyre dhe në kokë mbanin fesin me ngjyrë të bardhë. Fustanella është e bardhë, me material prej pëlhure të pambuktë, që punohej në shtëpi ose ishte e fabrikuar. Shoqërimi me elementë të tjerë si: këmisha, jeleku, brezi, kalcet e shajakut dhe opingat prej lëkure, plotësonin më së miri prezencën e saj në disa zona të qarkut, në veçanti në zonën malore të Pogradecit, Mokrës, Gorës. Kostumi me këmishë të gjatë e dollama (cibun) krahas këmishës së gjatë, që ishte elementi kryesor, cibuni, mëngorja dhe kalcet ishin mjaft të pranishme dhe të përdorshme. Kjo veshje e burrave ishte karakteristike për zonën e Pogradecit dhe ndryshe nga veshja e përditshme në ditët e festave karakterizohej nga prania e qendismave dhe stolive. Veshja me poture ndonëse në përhapje të kufizuar, u përdor pas veshjes me fustanellë në Pogradec.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close