VIDEO/ Çfarë ndodhi në të vërtetë gjatë përplasjes së Artan Lames me banorët në Lukovë

Kreu i Agjencisë së Kadastrës Artan Lame ka qenë sot në Lukovë për të biseduar mbi procesin e nisur mbi regjistrimin e pronave.

Por vizita e tij është shoqëruar me debate të forta nga banorët e zonës, të cilët i kanë kërkuar llogari për punën e Kadastrës.

Në media sot u raportua se Lamen e përzënë nga zyrat lokale. Por si qëndron e vërteta?

Pas debatit, palët u ulën në tryezë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

“As kam për t’ju marrë tokat. Nuk besoj që mendon se ndonjë nga ju mendon se ka ardhur Artan Lame t’ju marrë tokat.

Por nuk kuptoj? Po të kisha ikur unë? Do veja në Tiranë, ti thoja Tiranës ata janë të çmendur?

Siç kanë ndenjur 30 vjet, do rrinë 30 vjet të tjera se ka një arsye pse keni ndenjur 30 vjet”, ishin fjalët e Artan Lames gjatë takimit.

blob:https://www.facebook.com/6d4d8947-a260-4f5e-8124-66609b9aa8b1

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com