Vijon të rritet numri i të infektuarve, 162 raste të reja, 4 viktima në 24 orë

Numri i rasteve të reja me koronavirus vijon të rritet në vendin tonë. Në 24 orët e fundit nga 914 testime të kryera janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 162 persona.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar”.

Paralelisht edhe numri i të shëruarve është rritur. 150 qytetarë i janë shtuar listës të të shëruarve në 24 orët e fundit, duke e çuar në 9115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Numri i viktimave shkon në 407 që nga fillimi i epidemisë.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçare nga Kavaja, një 72 vjeçar nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Korça”

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close