‘Virusi mund të zhduket nëse të gjithë mbajmë maskë për 6 javë’. Deklarata motivuese e mjekut shqiptar

‘Virusi mund të zhduket nëse të gjithë mbajmë maskë për 6 javë’. Deklarata motivuese e mjekut shqiptar

Dr. Skënder Murtezani, mjek i Sëmundjeve të Brendshme në Nju Jork bën thirrje për të mbajtur maskën për 6 javë. Sipas tij nëse të gjithë do ta mbanim në mënyrë rigoroze, virusi do të zhdukej shpejt.

Ai ka dhënë shembuj nga vendet e tjera që e kanë provuar më përpara.

“Nuk është mendimi im, por e vërteta. Maskat shpëtuan Kinën pas përdorimit masiv dhe koronavirusi u mund për një muaj e gjysmë. Nju Jorku e filloi përdorimin e maskës dhe afërsisht fitoi luftën për tre muaj. Zelanda e Re e zhduku koronavirusin në maj. Europa Perëndimore uli numrat e të infektuarve në qershor. Po kështu, shtetet që nuk e përdorën, ato të Amerikës së Jugut dhe shtetet si Florida, Teksasi, Kalifornia, akoma po merren me Covid-19. Derisa virusi akoma studiohet, duhet të përdoret ajo që funksionon. Vaksina është e rëndësishme, po akoma nuk e dimë sa efektive do të jetë dhe nuk e dimë nëse, teksa përgatitet vaksina, koronavirusi mund të pësojë transformime dhe vaksina të mos ketë efekt”, shkruan ai në një koment në Facebook.



Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com