Vithkuqi kthehet pas në kohë, vuan mungesën e energjisë elektrike prej vitesh !

Në fshatin Vithkuq, ku është ndërtuar vepra e parë energjitike në 1936, sot në 2021 banorët duhet të vuajnë nga mungesa e vazhdueshme e energjisë elektrike.
Sipas banorëve ky problem ka ndër vite, ndërkohë që është bërë më i shpeshtë muajt e fundit

Ne kemi mbi dy-tre javë që na prihen dritat. Ta zgjidhë ndërmarrja defektin, kemi lajmëruar disa herë, prapë këta njësoj. Kemi gjithë natën pa drita, natën i lëshojnë. I lutemi, i bëjmë thirrje qeverisë, bashkisë, prefekturës të marrin masa,” – tha një i moshuar, banor i fshatit Vithkuq.

Shkëputja e energjisë elektrike shkakton probleme dhe në bizneset e fshatit.
Unë shyqyr jam pronari i ndërtesës këtu te lokali, kam një gjenerator që mbajmë edhe njerëz që vijnë për turistë. Ne themi jemi vend turistik. Si do bëhemi vend turistik ne kështu? Unë pardje njoftova prefektin se kisha turistë nga Tirana, po turpërohemi na vjen zor nga turistët, prefekti thotë le të rrinë me kandil sot,” – tregoi Guri Duni, pronar i një lokali në Vithkuq.

Mungesa e energjisë elektrike fillon që në zierjen e qumështit, që me frigoriferët, që në kaldaja të cilët unë sivjet i kam ndërruar tre herë RL-të e kaldajës, e cila digjet nga ana e korrentit. Unë nuk po kërkoj atë që nuk mund të sjellë asnjëri, unë kërkoj korentin si gjithnjë, kishim drita në 36′, s’kemi drita në 2021,” – shtoi dhe pronari i një baxho qumështi, Thanas Hanxhara.

Ky fakt pranohet edhe nga administratori i njësisë administrative, i cili shprehet se pavarësisht shkresave të dërguara nëpër institucione, përgjigja dhe zgjidhja mungon.

Padiskutim që e pranoj sepse unë vetë jam banor i fshatit Vithkuq. Ka pasur shkëputje të herëpashershme, po them minimumi në ditë të zakonshme mund të ikin 10-15 herë në ditë, shkëputje nga 10-15 minuta. Fakti më i freskët është mbrëmë që kemi qenë gjithë natën pa gjumë, pavarësisht se pranojmë dhe kushtet atmosferike, por ky problem nuk është se ndodhi javën e fundit, por ka mbi 4-5 vjet,” – u shpreh administratori, Altin Prifti.

Euronews Albania mundi të komunikojë me ministrinë e energjitikës dhe zyrën e shtypit të OSSHE-së, të cilat u shprehen se rrjeti i gjatë prej 45 kilometrash dhe i amortizuar sjell këtë problematikë.

E deri sa puna të nisë, banorët duhet të vazhdojnë të vuajnë ndërprerjen e vazhdueshme të energjisë elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button