Viza elektronike, BE vë në zbatim sistemin e ri, i vlefshëm edhe për shqiptarët.

Viza elektronike, BE vë në zbatim sistemin e ri, i vlefshëm edhe për shqiptarët.

Duke filluar nga viti 2022, Bashkimi Evropian do të vërë në përdorim një sistem të ri vizash për udhëtarët që dëshirojnë të vizitojnë vendet e zonës Schengen.

Programi i quajtur ETIAS, ose Sistemi Elektronik i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, synon kontrollin e udhëtarëve që vijnë nga vendet e tjera me qëllim garantimin e kufijve evropianë.

Edhe shtetasit shqiptarë do të duhet të pajisen me një vizë të tillë, që vlen për kufijtë tokësorë, ajrorë dhe detarë.

Aplikimi për këtë vizë elektronike mund të bëhet nga çdo smartphone, kompjuter ose tablet që ka akses në internet dhe rezultati do të dërgohet menjëherë në adresën e postës elektronike të aplikantit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button