Vjena kurorëzohet si qyteti më i gjelbër në botë – Ja cilat janë 9 qytetet e tjera që e ndjekin

Vjena është shpallur qyteti më i gjelbër në botë nga një kompani këshilluese kanadeze-amerikane. Firma, Resonance, analizoi cilësinë e ajrit, numrin e parqeve dhe aksesin në transportin publik nëpër qytetet më të vizituara në botë.

“Vendlindja e modernizmit ka një mori idesh të freskëta për lëvizjen dhe parqet publike,” cilësoi kompania për kryeqytetin austriak. “Por angazhimi vjen nga një histori e planifikimit metodik të qytetit që i ka dhënë botës gjithçka, nga Parku i Qytetit i frymëzuar nga kopshti anglez (i hapur në 1862) në një park kombëtar aktual, jashtë qytetit (Nationalpark Donau Auen).”

Ajo gjithashtu vlerësoi Vjenën si “standardin europian për tranzitin publik”, me gati gjysmën e popullsisë së qytetit që dispononte një abone vjetore. “Vjena është me të vërtetë e mrekullueshme, me mbi 50% zona të gjelbërta, çka është unike. Sigurisht, ato janë të shpërndara padrejtësisht,” i tha Euroneës Birgit Hebein, nënkryetarja e Vjenës nga Partia e Gjelbër.

“Kjo është arsyeja pse gjatë kësaj pandemie ne po krijojmë shtigje për biçikleta dhe po hapim rrugë për këmbësorë. Unë mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme. Jo të gjithë kanë fat që të kenë një park jashtë derës.”

Vjena nuk është njësoj e gjelbër në të gjitha rrethet e zonat, por gjithnjë e më shumë renditjet ndërkombëtare po i japin kryeqytetit Austriak nota të larta për cilësinë e jetës së saj. Sistemet e energjisë diellore gjithashtu janë bërë kohët e fundit të detyrueshme për të gjitha ndërtesat e reja në kryeqytet.

Këtu janë 10 qytetet më të gjelbërta në botë, sipas Resonance:

  1. Vjenë, Austria
  2. Munihu, Gjermani
  3. Berlin, Gjermani
  4. Madrid, Spanjë
  5. São Paulo, Brazil
  6. Manchester, Mbretëria e Bashkuar
  7. Lisbonë, Portugali
  8. Singapori
  9. Amsterdam, Holandë
  10. Washington D.C., USA (Euronews)
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close