VOGËLUSHJA By:Zj Softa

VOGËLUSHJA By:Zj Softa

Sa herë humb rrugën edhe veten Shoh një vogëlushe dhe vitet treten Shkrihen në shpirtin e saj diellor Në atë ishull të bukur përrallor.

Në atë ishull mbuluar me arin e rrezeve diellore Më shfaqet para meje, ajo vogëlushe engjëllore I mbyll sytë dhe zemrën e hap Ndjej hapat e vogëlushes që vjen me vrap.

Më kthen pas shumë vite më parë Më kujton kur rrëzohesha, sa shumë kam qarë Më sheh në sy e më qorton Më kap përdore dhe rrugën më tregon .Më fut në botën e saj të çudirave pa mbarim Më thotē-“se çdo fund ka dhe një fillim Se asnjëherë s’duhet të dorëzohem Se me jetën s’duhet të zemërohem.

”Sa herë shoh vogëlushen e lumtur Gjej veten dhe rrugën e humbur Sa herë zërin e saj brenda meje dëgjoj Ngrihem sërish dhe nga e para ja filloj .E përqafoj jetën sërish nga e para I ngjis copëzat e saj të ndara Kështu plotësoj mozaikun e jetës sime Duke filluar nga fëmijëria ime ! (Buqa Softa)

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close