Xhaçka në Kolonjë: Me zemër e derë të hapur për çdo familje. Të sigurt për mandatin e tretë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka, kandidate për deputete ne listën e skuadrës socialiste në qarkun e Korçës ka zbritur në terren prej ditësh duke takuar çdo person në qytet dhe fshatrat e Kolonjës, aty ku edhe ajo garon.

“Për ne kjo është një fushatë me zemër të hapur, me derën e hapur për gjithë qytetarët që kanë diçka për të ndarë me ne, qoftë në formën e shqetësimeve apo qoftë në formën e aspiratave për të ardhmen. Pa diskutim i ofrojmë Kolonjës një 4 vjeçar me projekte transformuese, me investime më shumë. Është bërë shumë për Kolonjën gjatë këtyre viteve të fundit, aq sa nuk është bërë gjatë gjithë viteve të tranzicionit, por shumë më tepër është në plan për të bere për ta. Edhe për të kthyer mbrapsht borxhin e madh për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Partisë Socialiste por edhe gjithë vendit me emrat e shquar dhe me figurat që kanë kontribuar për historinë e këtij vendi”, u shpreh ministrja Xhaçka, ndërsa vlerëson bashkëpunimin me kryetarin e bashkisë Kolonjë, Erion Isain.

” Marrëdhënie e shkëlqyer, një djalë i jashtëzakonshëm, energjik dhe pranë komunitetit në çdo orë ”

Kryebashkiaku Erion Isai shprehet se skuadra është në terren për të maksimizuar votën për partinë socialiste e për të vazhduar punën e nisur në qytetin që ai administron.
“Rama ka sjellë në vendin e diskursit me të lartë diplomatik si Faik Konica, e Fan Noli ministren e jashtme të Shqipërisë. Është një vlerësim i madh dhe një mundësi e mirë lobimi për zhvillimin e zonës përmes projekteve ndërkombëtare. Sa më e fortë të jetë figura politike që përfaqëson Kolonjën, aq me te mëdha do të jenë investimet. Unë jam i lumtur që Partia Socialiste dhe Edi Rama dashurinë për Kolonjën e kanë treguar me vepra”, tha Isai.

Partia Socialiste synon të marrë 7 mandate në qarkun e Korçës ndërkohë që gjithë takimet janë duke u zhvilluar në përputhje me rregullat anticovid.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com